TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Nëntor 2024, 14:03

Destabilizimi i Shqipërisë përmes teorisë së ushtarakut rus, Valery Gerasimov.

Shkruar nga Dritan Haxhiraj

 

Destabilizimi i Shqipërisë përmes teorisë së
Valery Gerasimov /

Bota shikon eksperimentin e parë, Republika e Shqipërisë është kthyer në Spritz Party...

Tê dish kë ke mbi kokë është fat.

Të dish për kë punon është detyrim.

Por si i tregohet popullit tënd, kur ti nuk di cilin ke mbi kokë, e mbi të gjitha për cilin punon.

Dashuria e Shqiptarëve për Italinë është shumë dimensionale.

Por kjo dashuri mundet të sjelli edhe të papritura.

Ndodh siç ndodh në të gjitha raportet humane.

Migracioni e kampet janë një histori e re në sytë e botës.

Bota shikon eksperimentin e parë, Republika e Shqipërisë është kthyer në Spritz Party.

Për kë punon Qeveria Shqiptare?

Kjo pyetje përshtatet në mënyrë të përkryer me vizionin strategjik të Valery Gerasimov, Shefit të Shtabit të Mbrojtjes të Federatës Ruse, sipas të cilit "luftërat nuk shpallen më dhe pasi të fillojnë, vazhdojnë sipas modeleve të panjohura".

Gerasimov nënvizon se si mjetet joushtarake kanë marrë një rol mbizotërues dhe, në disa raste, kanë tejkaluar efektivitetin e armëve konvencionale. Në këtë kontekst, migrimi bëhet një armë e vërtetë, e aftë për të destabilizuar kombet nga brenda.

Përdorimi i migracionit si mjet në skenare të ndryshme, i cili fillon nga ndërhyrja ushtarake ruse e vitit 2015 në Siri që përfaqëson rastin më emblematik të shfrytëzimit të migracionit, me mbështetjen për regjimin e Bashar Al Asadit dhe bombardimet kundër forcave të opozitës që çuan në krizën e refugjatëve në Afrikë.

Rusia ka luajtur një rol kyç në konfliktet në Libi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mozambik.

Rusia ka nxitur paqëndrueshmëri dhe migrim masiv, gjithashtu nëpërmjet mercenarëve të grupit Wagner.

Më në fund, pushtimi i Ukrainës shkaktoi krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shfrytëzimi i migracionit nga Rusia është i lidhur ngushtë me fushatat e saj të dezinformimit, një tjetër element kyç i strategjisë së saj të luftës hibride.

Dezinformimi rus ka kërkuar vazhdimisht të ngjallë ndjenjat kundër emigrantëve në të gjithë Evropën.

Duke i portretizuar emigrantët, veçanërisht ata nga Afrika dhe Lindja e Mesme, si një kërcënim për sigurinë dhe kulturën evropiane.

Rusia përforcon narrativat e së djathtës ekstreme që bëjnë thirrje për kontrolle më të forta të migracionit dhe në disa raste, ata kundërshtojnë mbështetjen për Ukrainën.

Për më tepër, dezinformata ruse ka kërkuar të minojë mbështetjen për refugjatët ukrainas duke theksuar koston ekonomike të kësaj mbështetje.

Në vende si Gjermania dhe Polonia, ku është përqendruar numri më i madh i refugjatëve ukrainas, këto narrativa kanë pasur njëfarë tërheqjeje, duke thelluar më tej ndarjet brenda shoqërive evropiane.

Rasti i AfD, është prova. DE

Rasti i  Lega Nord, është prova. IT

Rasti Orban, është prova. HU

Rasti në Poloni, është prova. PL

Punon pa u informuar mirë Qeveria Shqiptare, për Doktrinën Gerasimov apo gjithçka është e qëllimshme?/Pamfleti

 

destabilizim i shqipërisë valery gerasimov

Lini një Përgjigje