TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Nëntor 2024, 10:50

Edi Rama i rrethuar dhe me duart lart

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama i rrethuar dhe me duart lart
Edi Rama /

Edi Rama është në rrethim. I ka ngritur duart lart. Nuk e mbajnë gjunjët, ka kapur kokën me duar e pret goditje nga para e nga pas.

Elon Musk i “vrau” vëlla Akeksin, SPAK i ka plagosur vëlla Olsin. 

Sapo Musk deklaroi se "Soros dëshiron të gërryejë vetë strukturën e qytetërimit. Soros e urren njerëzimin", Babloku filloi t’i fshijë edhe fotografitë me vëlla Aleksin.

Mes mikrofonëve të Ballkonit dhe Uashingtonit, veshëve të gomarit të madh të fshatit tonë, askush nuk ua ka lakmi.

Matrikulla e Aleks Soros i është mykur.

Nuk del kurrë më nga lagështira në tokë të thatë ky.

Mollët dhe dardhët që kanë ngrënë ministrat, deputetët, zyrtarët e deri zagarët e pushtetit, po i kalben në rrjetën e Presidentit Donald Trump që po trondit botën e Bablokëve të korrupsionit ende pa shkuar në zyrë.

Shtrëngohen kot pemët e propagandës të prodhojnë ndonjë fryt, për të shurdhuar presionin publik ndaj SPAK-ut për arrestimin e vëlla Olsit, të larguar tashmë edhe nga Amerika si i pa dëshiruar dhe i hetuar si baron droge e sheik me puse krimi gjithandej.

Asnjëri hajdut nuk do ta donte veten në atë vend, ku SPAK-u mund ta shqyejë pa dalë pranvera.

Mjafton ta ngatërrojë Altin Dumani me ndonjë dele të Yuri Kim dhe iku Babloku.

Në fundin e zi të Bablokut do kemi lajme tre ditë, se shpejt vjen e thahet pasioni i muzikës së mukajetqarëve të pasurive pa mund, bie presioni e harrohet në terr qelie dhe informacioni, njëlloj si Ilir Meta.

Sali Berisha po e qëllon me qepë, ballë për ballë, Amerika me topuz nga pas.

Vetë Presidenti Donald Trump ka qenë i ashpër me dosjen Rama- McGonigal.

Do të fundoset, edhe pse Saliu e ruan të mos e godasë rëndë, se i duhet.

Vetëm aq sa t’i përlotë sytë, por jo t’ia verboi.

Për asnjë nga akuzat që do ta plasnin në burg Bablokun, Saliu nuk e denoncon në SPAK, për asnjë nga krimet që ka ky në detin që e kishte bërë kos me FBI të futur në thark e lukuni, nuk ja fryn gomën e shpuar nga Presidenti Trump, askush.

Askujt nuk i shijon dita, sa kohë Edi Rama mes Ballkonit dhe Uashingtonit vazhdon të qeverisë, si mëkatar i pa ndëshkuar për krimet e mëdha.

Administrata Trump pritet t’ia darovitë krimet, si peshqesh në formën e ngurtë të ndjeshmërive, edhe pse ky ende zvarritet zgavrave të pushtetit./Pamfleti

edi rama i rrethuar me duart lart

Lini një Përgjigje