TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Nëntor 2024, 13:29

Presidenti Donald Trump dhe fundi i Edi Ramës

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Presidenti Donald Trump dhe fundi i Edi Ramës
Edi Rama dhe Donald Trump /

Dosja Rama- McGonigal, nuk është një trap patatesh në Kukës, por ‘patatja e nxehtë’ që do të përvëlojë mafien e drejtuar nga ideatori i Ballkanit të Hapur dhe bankomati i Shoqërisë së Hapur...

Çfarë përfiton Shqipëria nga rikthimi triumfal i Presidentit Trump?!

Kjo është pyetja e ditës?!

“Dijetarëve” të dejeve të Aleks Soros, oratorëve të ekraneve, po u soset frymëmarrja. Nuk frymëzojnë dot hajdutët e fshatit duke përtypur ‘patatet e nxehta’ të mafies.

Dosja Rama- McGonigal, nuk është një trap patatesh në Kukës, por ‘patatja e nxehtë’ që do të përvëlojë mafien e drejtuar nga ideatori i Ballkanit të Hapur dhe bankomati i Shoqërisë së Hapur.

Aleks Soros, nuk ishte budalla që hap trapin në qoshe të tokës, aty ku nuk punohet lehtë dhe bora ka trashësi të madhe.

Gropën e gërmoi me duart e Edi Ramës.

Në raportin e  organizatës amerikane “Judicial Watch”, jepet alarmi se Aleks Soros dhe Edi Rama janë rreziku më i madh i Globit.

Flitet aty për bashkëpunimin e ngushtë mes USAID-it dhe Departamentit të Shtetit Amerikan me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të themeluara nga George Soros.

Ky skandal vjen pas atij të shefit të FBI-së, që ‘le të kalbet në Ferr, Ferr, Ferr’, siç deklaroi Presidenti Donald Trump dhe ka fushë investigimi të gjerë.

Vetëm në vitin 2016, vit kur Babloku vuri qylafin e krye mafiozit, një kapele të FBI-së për të vjedhur shqiptarët dhe për të dënuar oponencën opozitare, u investuan 9 milion dollarë.

Projektet dhe financimet në mbështetje të reformave në Shqipëri, ne na kanë kushtuar dënimin e hajdutëve të vegjël dhe mos prekjen e mafies qeveritare, kurse Sorosit dhe Bablokut, miliarda dollarë nëpër vite e vise të vendeve në nevojë.

Vëlla Aleksi ka qenë si ‘eshka në dhjamë’, prandaj vizitonte çdo javë kryeministrin.

Babloku shtronte dreka e darka, i hipte Çarterit e fshihej mes yjeve, çante retë e Qiellit dhe të akuzave. Kishte blerë ç’i duhej; agjentë, ambasadorë, media. Lëshonte viza amerikane për patronazhistë, shiste të tjera haptas tek ca noterë partiakë, të cilët u kapën pas shumë shkrimeve dhe informacioneve në Shtëpinë e Bardhë.

Pas 20 janarit, do ta provoj edhe një herë, do të jetë i fuqishëm krye hajduti të ketë pas sportelit patronazhistin e vet, apo do të jetë duke hapur varrin e tij krah Ilir Metës që i ngeli tanku rus pa karburant në Malin me Gropa.

Babloku edhe zgavrat i kishte me disa dalje, si dhelpra.

Edhe po e sulmove duke e denoncuar, kishte një derë dermani edhe tek drejtësia sorosiane në Amerikë.

Por sot fatmirësisht, është nën akuzë publike qafiri i Surrelit.

Në faj edhe ky për miliarda dollarë që Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Departamenti i Shtetit Amerikan të Bidenit e McGonigalit, në bashkëpunim me vëlla Aleks Soros, investuan për fuqizimin e agjendave të majta, vetëm të mbysin demokracinë dhe t’u lënë hapësira Harpagonëve të vjedhin me me të djathtën e me të majtën.

Këtej harlisej hashashi, bluante kokainë laboratori i vëlla Olsit, mbyllnin veshët me dyllë diplomatët e haremeve, pasi pranvera e tyre nuk besonte në dimrin që ngrin jo marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën, siç ka deklaruar botërisht Edi Rama, por të Mafies Globale me Shtëpinë e Bardhë.

Aleks Soros, me lidhje ndërpersonale me USAID dhe Bablokun që i kapte ku nuk duhej miliardat e dollarëve, orientonte orbitat e mbyllura atje ku i duhej mafies Globale.

Organizata “Judicial Watch” akuzon Sorosin për ndikim të fortë në politikën shqiptare, pra për lidhje me Edi Ramën dhe për përpjekje për të kontrolluar institucionet e pavarura.

Për sa kohë ende këta bëjnë hije mbi varrin e tyre, mund të themi se 20 janari vjen me risi, se Donald Trump sjell fundin e Edi Ramës./Pamfleti

 

presidenti donald trump fundi i edi ramës

Lini një Përgjigje