TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Nëntor 2024, 19:22

A do të rezistojë drejtësia përballë politikës? E martë vendimtare për fatin e Ilirit dhe Saliut

Shkruar nga Pamfleti
A do të rezistojë drejtësia përballë politikës? E
Meta-Berisha dhe beteja me drejtësinë

Nesër do të zhvillohen dy seanca gjyqësore, të cilat do të vulosin deri diku fatin e Metës dhe Berishës!

Drejtësia do të jetë nesër përballë një tjetër sprove, sa i takon betejës me politikën. Ndonëse e votuan me 140 vota, sot i janë hedhur të gjithë në fyt drejtësisë dhe po bëjnë ç’është e mundur që ajo të mos avancojë më tej.

Padyshim, dy emrat që e kanë shpallur armike drejtësinë e re, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, të dy nën masa sigurie: njëri në arrest shtëpie dhe tjetri në arrest me burg.

Por nesër do të zhvillohen dy seanca, të cilat do të vulosin deri diku fatin e të dyve. Berisha ka afro 1 vit në arrest shtëpie dhe ka ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke ankimuar masën e tij. Deri më tani nuk ja ka dalë të lehtësojë pozitat dhe ka shkuar deri te shkalla e fundit, Gjykata Kushtetuese. Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca në ngarkim të tij.

Në ankim Berisha kërkon: “Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.

Po ashtu pak ditë më parë u kërkua dhe largimi nga trupa gjyqësore e anëtares Marsida Xhaferllari, pasi sipas Berishës, ajo është bashkëjetuesja e deputetit Enkelejd Alibeaj, i shpallur armik nga Berisha. Por kërkesa u refuzua.

Nesër do të kemi një ballafaqim mes avokatëve të Berishës dhe SPAK dhe duhet të shohim se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses. Ky vendim është shkalla e fundit dhe më pas Saliu do të duhet të presë nga ballkoni çdo veprim të SPAK. E vetmja e drejtë që i lind tani është të shkojë në Strasburg. Berisha çfarë nuk ka thënë për anëtarët e Kushtetueses, duke kërcënuar disa herë kryetaren e gjykatës. Nesër gjykata do të jetë në test përballë presioneve të politikës.

Në të njëjtën orë me Berishën, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm do të paraqitet ish-presidenti, Ilir Meta. Edhe ky i fundit, njësoj si Saliu, kërkon ndryshimin e masë së sigurisë. Vetëm se Meta sapo e ka nisur rrugën e gjatë të betejave gjyqësore.

Shkalla e Parë e la atë në “arrest me burg” dhe Meta ka ankimuar vendimin duke kërkuar masë më të butë. Si Berisha, edhe Meta çfarë nuk kanë thënë për gjyqësorin dhe prokurorinë. Edhe ky gjyq është një test në betejën e fortë që ka nisur mes politikës dhe drejtësisë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë