
Demoni i drogës sorosiane ka emër e mbiemër.
DEA amerikane është vënë në kërkim të bosit të drogës shqiptare. Ai ka masën e këmbës së vëllait kryeministër, gjakun, vesin dhe pushtetin e tij. Sa herë ka shkuar në buzë të varrit, ka shtyrë në gropë bashkëpunëtorët e vet dhe i ka urdhëruar prokurorët t’i bëhen roje, të qëllojnë edhe kundër DEA-s amerikane.
Nuk e di ditën kur 17 nga 20 prokurorët e Sorosit dhe vëlla Edit do të arrestohen, por emrat e tyre i ka mësuar gjithë fshati, e kjo do të ndodhë.
Fondacioni Soros dhe mentori i tij Edi Rama, i kanë të numëruara ditët.
Seleksionimi i kamionëve me dosje, fshirja e emrit të Olsi Ramës nga fashikujt e akuzave, ka cenuar Sigurinë Kombëtare të Amerikës.
DEA amerikane nuk ka ardhur në Shqipëri për të shtypur milingonat e milionerëve, kapterët e Laboratorit të Kokainës që e kishte mbështetur kokën në Xibrakë.
Edhe dy laboratorët e kokainës që u zbuluan mbrëmë nga shërbimet spanjolle në Fushë Krujë dhe Kodrën e Diellit, janë të mbuluara me terr informacioni, por që janë rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe shumë vendeve perëndimore dihet.
Demoni i drogës sorosiane ka emër e mbiemër.
Trysnia mbi thikat e tornos së torollakëve nuk ka kohë të çojë kohën dëm si deri sot, të presë se kur do t’i priten veshët atij që gjithë shqiptarët dhe shërbimet sekrete partnere tonat, e kanë identifikuar si Olsi Rama.
Ka rënë gongu për fillimin e ndeshjes së madhe. DEA Amerikane kërkon në ring Bosin e Drogës Olsi Rama këtë herë.
Herësi nuk funksionon t’i shumëzojmë muajt. Arrestimi i Olsi Ramës është afër./Pamfleti
Lini një Përgjigje