TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Nëntor 2024, 13:00

Si ia la Francesko Becheti ‘Ndoc Rrokun’ në gojë, Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Si ia la Francesko Becheti ‘Ndoc Rrokun’ në gojë, Edi
Edi Rama dhe Francesco Bechetti /

Babloku, që është shkaktari i kësaj gjobe për ego personale, ka deklaruar se italiani Francesko Bechetti “nuk do marrë asnjë kokërr leku” apo “do marrë Ndoc Rrokun”; por ai i mori 130 milionë Euro, dhe Bablokut i ngeli në gojë “Ndoc Rroku”, ndërsa shqiptarët do paguajnë edhe 130 milionë Euro shtesë për aktivitetin e “Albcontrol”…

-Ministri Malaj konfirmoi lajmin e “Pamfleti”-t: Gjoba 130 milionë Euro u evidentua në buxhetin 2025, në zërin "Të ardhura dhe Shpenzime"-

Ka dështuar përpjekja e Edi Ramës në proceset gjyqësore me arbitrazhet ndërkombëtare, për të rrëzuar akt- padinë e biznesmenit italian Francecko Bechetti, i cili kërkoi nga qeveria shqiptare, dëmshpërbim 130 milionë Euro për sekuestrimin e televizionit “Agon Channel”.

Gjykatat e arbitrazhit, vendosën që Shqipëria t’i paguajë Francecko Bechettit, 110 milionë Euro dëmshpërblime e 20 milionë Euro shpenzime gjyqësore, ndërsa më 17 tetor, Gjykata e Sekuestrimeve në Bruksel, sekuestroi në “Eurocontrol” të ardhurat e “Albcontrol”.

Tashmë, zyra përmbarimore ka sekuestruar 110 milionë Euro të ardhura në llogaritë e “Albcontrol” dhe ia ka kaluar Francecko Bechetit, pa asnjë mundësi anulimi të kësaj gjobe.

Ndërsa qeveria shqiptare, u detyrua të nështrohet dhe ka planifikuar pagesën e kësaj gjobe, duke e futur në buxhetin e vitit 2025, te zëri “Të ardhura e shpenzime”, kur faktikisht nuk janë futur fare në arkën e shtetit e nuk janë përdorur për shpenzime.

Planifikimin fiktiv të gjobës 130 milionë Euro në buxhet, “Pamfleti” e bëri publik qysh në datën 7 nëmtor 2024, me lajmin “Zbythet Babloku: fut në buxhetin e 2025-ës gjobën 130 milionë të Francesko Bechettit…”, sipas informacionit nga burime brenda Ministrisë së Financave.

Më 18 nëntor 2024, lajmin e publikuar nga “Pamfleti” e konfirmoi Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancës e posaçme parlamentare për buxhetin e vitit 2025, i cili pranoi sekuestrimin dhe deklaroi se vlera 130 milionë Euro, kompanisë “Albcontrol” do t’i rimbursohet nga shteti.

Ministri Petrit Malaj, duke zbardhur dhëmbët, tha: - Nuk ka ansjë problem e vështirësi, sepse qeveria ka fonde rezervë, për të përballuar këtë vlerë që sekuestroi biznesmeni italian.

Por ministri nuk sqaroi, se përse në buxhetin e vitit 2025, kjo gjobë do përfshihet në zërin “Të ardhura e shpenzime”, kur faktikisht ato nuk ekzistojnë fizikisht në buxhet; e logjikisht nuk do përdoren për shpenzime apo investime, duke bërë mashtrim buxhetor që është krim financiar nga ana e qeverisë.

Gjatë 4 viteve procese gjyqësore në arbitrazhet ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama, që është shkaktari i kësaj gjobe të madhe për ego personale, ka deklaruar se italiani Francesko Bechetti “nuk do marrë asnjë kokërr leku” e “do marrë Ndoc Rrokun”.

Por ai i mori 130 milionë Euro, Bablokut i ngeli në gojë “Ndoc Rroku”, ndërsa shqiptarët do paguajnë edhe 130 milionë Euro shtesë për aktivitetin e “Albcontrol”./Pamfleti

 

edi rama franchesco becheti ndoc rroku

Lini një Përgjigje