Ndryshe nga mitologjia, Odisesë dinak të Surrelit, yjet nuk i shërbejnë si udhërrëfyes e Circa nuk ja rikthen dot derrat në luftëtarë...
Edi Rama, si asnjë kryeministër tjetër, ka mbajtur kontakte me dy fuqitë më të mëdha të Globit, Amerikën dhe Mafien.
Nga Amerika ka akumuluar përvojë, nga Mafia ka përfituar para.
Eksperimentet e rrezikshme i kultivon si pësime, ato të lehtat si mësime.
12 vitet e fundit, që kur u zbulua ku grabit ky, ku i fsheh pasuritë, ku bën “bamirësi”, cilët janë miqtë e cilët armiqtë, ka rënë në sy si individi më i fuqishëm ekonomik që nuk dobësohet nga humbjet.
As dëmtimi i miqve të tij Charles McGonigal dhe Aleks Soros, as dëmi që i shkaktoi “armikja” Yuri Kim kur ja bëri derra dy prokurorët besnik që i kishte bërë gati për drejtues të SPAK-ut o njërin o tjetrin, nuk ju bënë mur i pa kalueshëm.
Skuadra guerilase e hajdutëve, ka shtuar aksionet e befasishme nëpër oqeanet e politikës, por ndryshe nga mitologjia, Odisesë dinak të Surrelit, yjet nuk i shërbejnë si udhërrëfyes e Circa nuk ja rikthen dot derrat në luftëtarë.
Sot fshati ynë ka shumë shtriga.
I tërheq mishi i peshkut, drita e drogës, zgavrat e zgjojeve të mjaltit dhe malet ku verojnë vampirët.
Klima në Amerikë i ka përzier keq stinët e autokratëve.
Mekanizmi i muskutierëve antiamerikan, pas 36 viteve punë pa pushim, vidh vidh e vidh, është bërë një rrangallë e rrezikshme edhe për ekosistemin ku ende mbijetojnë kafshët nën sundimin e një klase politike të vjetëruar.
Këta akoma shkruajnë në fletoren e klasës së parë të demokracisë, dhe nuk dinë ta lexojnë programin themelor “gjëja e vjedhur duhet rikthyer”.
Thyesa që e ndan përgjegjësinë barabar, ka filluar të përndjekë gjithë sasinë e dosjeve në SPAK, dhe fshatarët janë tek fjalia e përbërë lejore, më i fuqishëm është Edi Rama apo Amerika?/Pamfleti
Lini një Përgjigje