
Personave me të shkuar diktatoriale, u është ndaluar me ligj e drejta që të punësohen në funksione publike, jo vetëm në stafet e diplomacisë, por deri në bashkitë e fshatrave ruralë...
Një shkrim “bombë”, që normalisht nuk kalon pa vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, u botua nga shkrimtari, studiuesi, publicisti dhe akademiku Agron Tufa poshtë titullit: “Skandaloze, ja emrat e “enveristëve” (kriminelëve) pjesë e stafit të Ambasadës Amerikane.
Veç rrjeteve sociale që gati u çanë nga klikimet dhe pak portaleve që nuk janë shitur tek fondacioni Soros dhe mafia, të gjithë bënë indiferentin, skuthin.
Qëllimi ynë i mirë, nuk është të ribojmë emrat, se aty janë, me të gjitha krimet e tyre, sipas dokumentave që publikon njëri ndër intelektualët e këtij vendi, por t’i japim zë fenomenit shoqëror që ka vënë në gjumë ligjin shqiptar të dekriminalizimit dhe të presim përgjigjen nga Ambasada Amerikane, janë pushuar nga puna, apo ende vazhdojnë misionin e tyre (anti)demokratik?!
Personave me të shkuar diktatoriale, u është ndaluar me ligj e drejta që të punësohen në funksione publike, jo vetëm në stafet e diplomacisë, por deri në bashkitë e fshatrave ruralë.
Rubineta sorosiane, ka lagur letrat e liturgjisë së shërbesave pa diferencime njerëzore.
Emigracioni i pa ligjshëm në SHBA, është rritur edhe për meritë të këtyre monstrave, pasi vizat amerikane të orientuara prej tyre, jo vetëm kanë fryrë hakmarrjen e rritur shtypjen mbi të ndershmit nga kriminelët, por edhe kanë cënuar Sigurinë Kombëtare të Amerikës.
Përtej këtyre, gjithë punonjësit aty, kanë punuar në të zezë, të pa rregjistruar sipas ligjit për trupat diplomatike, apo edhe patronazhistë tek Partia Socialiste e milionerë nëpër hapësirat tashmë të futura në ca letra, që do i hapim pas 20 janarit.
Nga skaji i këtij boshti, Presidenti Donald Trump, lëvizi pllakat tektonike duke deklaruar se edhe “lotaria amerikane do të bllokohet, pasi Amerika nuk pranon njerëz që nuk e meritojnë Amerikën”, kurse këta, kanë hedhur vallen sipas qejfit të pazarxhinjve të fshatit tonë, kanë mbushur me pisllëqe gjithë oazin ku shkrimtari Tufa ka ngulur spirancën e rëndë të akuzave që duan përgjigje.
Pra, këta 26 persona që ish Drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa, i publikon me emra e me bëma, edhe pse është kërcënuar prej këtij soji dhe sot jeton në ekzil, a janë larguar ende nga puna në Ambasadën Amerikane, apo ende deri pas 20 janarit do të vazhdojnë të favorizojnë sojin e tyre e të “ndëshkojnë” shqiptarët?!
Një përgjigje e duan shqiptarët dashamirësisht, para se administrata e re Trump ta tundë “qumështin e dhisë” me aparatin e përpiktë, “pika mbi i” edhe për popullin më pro amerikan në Botë./Pamfleti
Lini një Përgjigje