TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 09:57

Protesta jashtë Kuvendit, Berisha shkon në sallë me deputetët e PD

Shkruar nga Pamfleti
Protesta jashtë Kuvendit, Berisha shkon në sallë me
Berisha shmang bojkotin, shkon në sallë me deputetët e PD

Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare në Kuvend, ndërsa prej rreth dy orësh protestuesit janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit.

Gjatë mbërritjes së deputetëve, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të automjeteve të tyre. Po ashtu, vezë dhe domate janë hedhur edhe ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë kundërpërgjigjur me ujë për të larguar turmën.

Përplasja ka bërë që protestuesit të shpërndahen për disa minuta, por më pas ata janë rigrupuar sërish përpara Kuvendit, ku vijojnë tubimin.

Ndërkohë, pavarësisht protestës jashtë Parlamentit, deputetët e Partisë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha kanë hyrë në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në seancën plenare, duke mos e bojkotuar atë.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Ço akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Sali Berisha.

berisha shkon në sallë me deputetët e pd

Lini një Përgjigje