TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 17:15

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor takohet me Ramën, i kërkon të mbajë duart larg drejtësisë së re

Shkruar nga Pamfleti

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor takohet me

Mësohet se Kasanof, ka kërkuar nga Rama që të mbajë duart larg nga reforma në drejtësi.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të SPAK, është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila me anë të një postimi në platformën “X” zbuloi detaje nga takimi në Kryeministri.

Gjatë takimit, mësohet se Kasanof, ka kërkuar nga Rama që të mbajnë duart larg nga reforma në drejtësi, pasi pavarësia e saj është një proces tepër i rëndësishëm.

Ndër të tjera Ksanof dhe Rama diskutuan për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri dhe angazhimin e tyre për arritjen e objektivave të përbashkëta si dhe anëtarësimi i vendit në BE. 

“DAS Alexander Kasanof dhe kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë në çështjet kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e objektivave të përbashkëta.

Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë në integrimin në BE dhe rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, shkruan Ambasada e SHBA.

Vlen të theksohet se Kasanof, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 5-vjetorit të SPAK shprehu mbështetjen e palëkundur të SHBA për Prokurorët dhe gjyqtarët special, teksa vuri theksin te mundësia e ri kandidimit të tyre për një mandat të dytë.

Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”. Këtë mesazh përcolli zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në 5-vjetorin e SPAK, duke theksuar se “dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë”, tha Kasanof./Pamfleti 

 

Lini një Përgjigje