TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 17:58

Sherri Noka-Shehaj në Kuvend, Haklaj: Pamje të shëmtuara, përçarja brenda opozitës vjen me urdhër të qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri Noka-Shehaj në Kuvend, Haklaj: Pamje të shëmtuara,

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj ka komentuar përplasjen e sotme në Kuvend mes deputetëve Noka dhe Shehaj.

Ai tha se veprime të tilla dhe përçarja brenda opozitës vjen me urdhër të Belinda Ballukut, e cila urdhëroi Nokën të shtynte tutje Shehajn. Haklaj shtoi se këto janë pamje të shëmtuara.

“Pamjet që pamë janë të shëmtuara, parlamenti i uzurpuar tek regjimi oligarki, kleptokratik. Flamur Noka, sekretari i Rithemelimit, në gjykatë bashkëkryetar me 29 të tjerë bashkë me Agron Shehaj. Apeli thotë kemi Komisionin e Rithemelimit. Shehaj tha nuk ka më asnjë bashkëpunim. Sot dëshmoi se nuk ka qenë shpresë se paska qenë tek PD-ja. Ka themeluar partinë Mundësia dhe është bashkëkryetar tek Rithemelimi. Sot Mundësia u mund publikisht. Flamur Noka në KQZ është deputet i Partisë Komuniste. Ky është morali politik.

Kam 33 vjet që nuk kam ikur nga PD. Këta ikin kthehen shkojnë dhe thonë jam morali. Përplasja erdhi për shkak të oligarkisë. Një që i përbashkon. Noka veproi me urdhrin e zonjës Balluku. E urdhëroi të bëjë detyrën e badigardit dhe të nxjerrë nga foltorja zotin Shehaj. Mundësia humbi. Kur thamë që plas tek Rilindja, shumë njerëz thanë nga i di, sot ndodhi. Spiropali tha nuk ndodhet Balluku, ajo u shfaq. Betejë dhe luftë në PS. Charles McGonigal dëshmoi se Berisha dhe Rama janë bashkë”, tha Haklaj për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje