TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 20:12

"Nesër në Prishtinë me njollë të zezë"/ Balla përplaset ashpër me Berishën: Ju arrestuat Adem Jasharin në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

"Nesër në Prishtinë me njollë të zezë"/

Vijojnë debatet në sallën e Kuvendit. Ish-kryeministri Berisha i kërkuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali të ndërpresë seancën dhe ka kërkuar gjithashtu, votimin për rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Ndërsa Spiropali iu përgjigj duke thënë se nesër dy Kuvendet Shqipëri-Kosovë do të dalin me një deklaratë të përbashkët që do përfshijë shumë çështje.

Deputetët opozitarë akuzuan socialistët se do të shkojnë nesër në Prishtinë “me një njollë të zezë”, pasi nuk kanë votuar rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Deputeti i PS-së Taulant Balla u është përgjigjur duke thënë se gjatë qeverisjes së Berishës, heroi i Kosovës, Adem Jashari është arrestuar në Tiranë.

“Adem Jasharin e keni arrestuar ju! E keni arrestuar ju në Tiranë. Dhe sa i përket asaj që ju doni të merrni “like” në Facebook, kënga e Shkurtes nuk është ndaluar dhe unë kam kontaktuar me të dhe i kam thënë “Shkurte, mos i dëgjo disa gojë të liga se nuk është e vërtetë”, u shpreh Balla.

Berisha ka kundërshtuar duke e ciësuar një ngjarje të tillë si shpifje të fabrikuar në Beograd dhe të përhapur në Tiranë.

“Arrestimi i Adem Jasharit është një trillim serbo-shqiptar i turpshëm, s’ka ndodhur kurrë në territorin e Shqipërisë. Adem Jashari është stërvitur në territorin e Shqipërisë, në 1991-92 dhe ai nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata që e hapën këtë shpifje, e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar. Votojeni sot që të hiqni atë njollë të zezë që keni për gjenocidin serb në Kosovë”, deklaroi Berisha.

Debati Berisha-Spiropali

Berisha: Edhe në mëngjes e ngrita para mediave thashë të ndërprisni punimet të sillni rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë sepse ulja juaj në Kuvendin e Kosovës është si përfaqësues të Serbisë. Sepse ju keni refuzuar rezolutën, votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb që nesër të shkoni si përfaqësues të shqiptarëve dhe jo si ata që nuk njihni krimet e gjenocidit, më të padëgjuarat ndonjëherë. Zonjë sille rezolutën ta votoni, një ndjesë publike për sanksionet Kosovës të partë në Europë, për ndalimin që i bëtë himnit për Adem Jasharin Mora Fjalë, u fshehët pastaj se e zëvendësuam me një këngë shumë e bukur. Por nuk zëvendësohej sepse e zuri vendin. Ju erdhi telefoni i kuq nga Beogradi, si do shkoni atje.

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar zoti Berisha. E mori për replikë.

Berisha: Jeni dakord të ndërpresim seancën dhe të sjellim rezolutën këtë kërkoj unë.

Spiropali: Nesër do dalim me një deklaratë të përbashkët, do jetë e qartë për të gjithë çështjet, nga rruga evropiane tek kërkesa e rrugëtimit të Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon. Nuk është vendi për të bërë politikën e ditës me Kosovën.

 

Lini një Përgjigje