TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 20:59

Pasi rrahën Agron Shehaj se shau Bashkim Ulajn, Berisha shfaqet në televizionin e oligarkut

Shkruar nga Pamfleti

Pasi rrahën Agron Shehaj se shau Bashkim Ulajn, Berisha shfaqet në

Një skenë shumë e rëndë ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë. Flamur Noka dhe Agron Shehaj u përplasën fizikisht mes tyre dhe shkak u bë oligarku Bashkim Ulaj.

Shehaj, tashmë i divorcuar nga PD, kërkoi interpelancë parë autostradën Thumanë-Kashar me ministren Belinda Balluku.

Mazhoranca e refuzoi dhe ai bllokoi foltoren. Por Mul Noka i vajti dhe e shtyu me forcë duke lënë skandal në Parlament.

Por absurdi është se sot në mbrëmje Berisha u shfaq në televizionin A2CNN, i cili është i oligarkut Bashkim Ulaj.

Kur narkodiktatori vendosi të fitojë zgjedhjet duke arrestuar kundërshtarët politikë pa asnjë lloj prove, atëherë motivimi është i fuqishëm, por pasojat janë provimi i lirisë. Je në shtëpi apo në burg, kufizimi është thuajse identik sa i takon lirisë. Sepse vendimi ishte edhe më absurd që nuk lejohej asnjë komunikim veçse me familjarët e afërt, që binte në kundërshti me çdo lloj ligji kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje