TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 11:27

Si u bllokua azili politik i Sali Berishës në Francë pas shpalljes Non- Grata

Shkruar nga Pamfleti

 

Si u bllokua azili politik i Sali Berishës në Francë pas
Foto Ilustruese /

Pse e mbajti sekret Edi Rama refuzimin e azilit politik të Saliut në Francë…?

Tashmë është bërë e qartë e gjithë e ashtuquajtura aferë e procesit të Sali Berishës në Francë, pas shpalljes ‘Non- Grata’.

Një dokument konfidencial bën të ditur se e gjitha kjo ka qenë një përpjekje për azil politik nga familja e SaliBerishës, në një vend ku zakonisht strehohen ish-drejtues e zyrtarë nga e gjithë bota.

Avokati që ka pajtuar doctor Berisha në vitin 2021 ishte nga e njëjta zyrë që ka mbrojtur dhe ka siguruar azil për shumë zyrtarë nga Azia e Afrika ndër vite, pasi ishin nën akuzë nga vendet e tyre dhe organizma ndërkombëtare.

Mirëpo, siç mësohet, në rastin e Berishës, kërkesa është refuzuar menjëherë dhe për këtë ka pasur dijeni jo vetëm pala e interesuar, pra vetë Sali Berisha, por edhe qeveria shqiptare, e cila e ka mbajtur të fshehtë.

Nuk dihet nëse do ta bëjë publike Edi Rama në fushatë, e nuk është ndonjë çudi të luajë me të, po ka edhe mundësi ta fshehë, pasi prej dy vitesh ka një marrëdhënie të afërt me doktorin, që e ka realibilituar politikisht, pikërisht kur Rama u konfliktua me amerikanët, e kur e mori vesh se mund të zëvendësohej.

Thelbi i gjithë kësaj historie është se nga SHBA dhe Britania e Madhe është lobuar që asnjë prej vendeve Perëndimore të mos i japë statusin e të strehuarit politik, madje mësohet se ju është vënë në dispozicion e gjithë dosja e madhe me shumë fashikuj e shpalljes Non- Grata. Natyrisht në mënyrë të klasifikuar, për tu përdorur apo njohur nga agjenci ligjzbatuese.

Madje Britania e Madhe ka shkuar edhe më tej, duke çuar në të gjitha vendet europiane dhe Europol,  pjesë të rekordeve e të lidhjeve kriminale, që janë përdorur për ta shpallur Berishën Non- Grata.

Ideja e parë ka qenë që Berisha të strehohej në Francë familjarisht e nga atje të zhvillonte politikën si lider opozite në ekzil, gjë që nuk u lejua.

Sot, Sali Berisha ka statusin e një lideri të refuzuar në kor nga Perëndimi, një rast thuajse homolog me liderin radikal serb Vojislav Sheshel. I vetmi ndryshim është se Sheshelit ja morën shumicën e partisë Aleksandër Vuçiç dhe Tomoslav Nikoliç, para 10 viteve dhe morën pushtetin.

Tek ne, nuk kishte asnjë aktor që ta bënte këtë, edhe pse sot, ka disa parti; që nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Agron Shehaj, etj., që po luftojnë të vetëm. Të cilët kanë marrë pjesë, por siç duket jo pjesën e rëndësishme të elektoratit të Partisë Demokratike.

Tifozllëku i Berishës për Trump-in ngjan fiks si mitingjet e Sheshelit me bluzën e multimiliarderit amerikan kur fitoi manatin e parë, por që nuk i solli asgjë në trastë. Fiks i njëjti film./Pamfleti

 

azil politik sali berisha franca non grata

Lini një Përgjigje