
Ka nisur me himin e Kosovës mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë.
Të pranishëm në Kuvendin e Kosovës janë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti si dhe 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë.
Takimi nisi me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij asaj të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Ky takim do të përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.
Objekt i kësaj seance do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen dhe sigurinë në rajon.
Në këtë mbledhje të përbashkët gjithashtu do t’i bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.
Kjo është hera e dytë e kësaj lloj mbledhje që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në Nëntor të 2022-it.
Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.
Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.
Lini një Përgjigje