TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 12:15

Mbledhja e dy qeverive, Rama sulmon BE: Barra e fajit të bjerë mbi Serbinë, sanksionet absurditet absolut

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e dy qeverive, Rama sulmon BE: Barra e fajit të bjerë mbi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës tha se i gjithë faji për degradimin e dialogut duhet të bjerë te Serbia, por shtoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.

“Presim që në samitin e Hagës vitin e ardhshëm, Shqipëria të shpallet vendi mikpritës i Samitit të NATO-s në vitin 2027. Ky vit pritet të jetë edhe ai i mbylljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe në vitin 2030, Shqipëria të jetë anëtare e BE-së me të drejta të plota. Para 10 viteve, kjo ishte një majë që nuk shihej as me dylbi. Nuk jemi më figurantë në fotografitë familjare të bashkësisë ndërkombëtare, por kemi një rol të rëndësishëm e përcaktues për rajonin tonë, i cili sot më shumë se kurrë ka një domethënie të posaçme për Europën e nesërme”, nisi fjalën e tij Rama.

Sipas tij sanksionet nga Brukseli ndaj Kosovës janë absurditet.

Rama theksoi se sa e rëndësishme është që të mbahen marrëdhënie të mira me aleatët strategjikë.

“Sa të lumtur do të ishim sikur në këtë udhëtim të ishim krah për krah me Kosovën, sikur në sofrën e kombeve të Ballkanit të ishim së bashku në krye të vendit, si mishërim i vlerave europiane në këtë rajon, ku jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime e zjarrtë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave, tjetri në listën e sanksioneve të BE-së, të cilat, meqë ra fjala, janë një absurditet absolut. Bashkë me Presidenten (Osmani) këmbëngulëm me forcë që ato masa të hiqen dhe fondet e penguara për shkak të masave të mos digjen. Por, duhet të jemi dorë për dore, paqedashës e paqeruajtës, për të bindur skeptikët për njohjen e Kosovës si shtet. Barra e fajit për degradimin e procesit të dialogut t’i bjerë e gjitha Serbisë dhe asnjë gram Kosovës. Pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”. 

Lini një Përgjigje