
Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kreytarja e Kuvendit shqiptar u shpreh se herët a vonë është e qartë se Kosova do të jetë një flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll më shumë në flamurin evropian.
Spiropali shtoi më tej se Kosova është prioritet i Shqipërisë dhe suksesi i njërës gëzon edhe tjetrën.
"Me origjinë jam nga Bregu i Labërisë, kam lindur ne Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni! Jemi një gjak e një gjuhë, një histori e kulturë.
Kënaqësi e pafund për këtë mbledhje mes dy Kuvendeve, por ka një problem, duhet të ishim më tepër. Me qindra mijëra e jemi pak. Duhet të takohemi të gjithë aq shqiptar sa ka bota. Nuk prish punë se nuk na nxë kjo sallë, na nxënë pllajat e fushat. Për të realizuar hiperbashkimin duhet të presim. Kur nuk kemi pulën hamë një shpend tjetër thotë populli, por edhe ky shpend qenka i shijshëm sot.
Në këtë moment historik si kurrë më parë shqiptarët kanë treguar vendosmëri në zhvillimin e shoqërisë. Vetëm 1 çerek shekulli ka mjaftuar të tregojmë c çfarë energjie sjell liria. Sot po ngremë në një nivel tjetër atë që etërit tanë e bënë me shumë mund e sakrifica. Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe e anasjelltas. Suksesi i njërës, kusht për tjetrën. Ritmi i njërës kushtëzon edhe tjetrën. Ne jemi të brengosur që Kosova nuk e ka fituar ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Herët a vonë është e qartë se Kosova do të jetë një flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll më shumë në flamurin evropian", tha Spiropali.
Lini një Përgjigje