'Vëllait këshillën ja themi në shtëpi me zë të ulët që mos të na dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtarë dhe e Kosovën tonë të dashur'
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në mbledhjen mes dy Kuvendeve në Prishinë ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Rama dhe mesazhet e tij për homologun e Albin Kurtit.
Bardhi tha se shqiptarët nuk ia thonë vëllait këshillat në publik, duke e quajtur këtë një thikë pas shpine për Kosovën.
Sipas tij, një strategji e tillë dobëson pozitën e Kurtit në arenën ndërkombëtare.
'Nuk kam ndërmend të prish traditën e shqiptarit për ta kthyer këtë mbledhje në një transformim të luftës sonë të brendshme në Shqipëri. Mund të flisja shumë se ca ka ndodhur shumë në këto 10 vite në Shqipëri, edhe se si janë marrëdhënie mes dy vëllezërve Kosovë e Shqipëri gjatë viteve të fundit, por s’kam ndërmend ta kthej këtë diskutim në fushatë elektorale. Apo të përdor Kosovën për fushatë elektorale. Se kemi bërë kurrë dhe s’do ta bëjmë kurrë. Por një mesazh referuar nga fjala që kryeministrin, që e lanë nervat dhe braktisi sallën, ne shqiptarët kemi një traditë, vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik, kurrë këshillën në lagje. Vëllait këshillën ja themi në shtëpi me zë të ulët që mos të na dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtarë është një thikë pas shpine për vëllanë tonë, Kosovën tonë të dashur.', tha ai.
Bardhi më pas shprehu mbështetjen e palëkundur të Partisë Demokratike, për proceset integruese dhe demokratizuese të Kosoves. Ai tha se kjo do duhet të jetë mbledhja e fundit formale mes dy kuvendeve, duke propozuar ngritjen e një komisioni të përbashkët parlamentar me qellimin monitorimin e marrëveshjeve mes dy vendeve dhe një axhendë të qartë pune.
Ne fjalën e tij Gazment Bardhi, përmendi edhe rezoluten qe Partia Demokratike, ka propozuar për dënimin e genocidit Serb në Kosove dhe mbështetjen për antarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtarë përfshirë NATO dhe OKB.
Për këtë qëllim, Bardhi propozoi koordinimin dhe unifikimin e qëndrimit të delegacioneve parlamentare në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dëshmi e asaj çka realisht janë Shqipëria dhe Kosova, një komb, një qëndrim.
Ju rikujtojmë se në fjalën e sotme, Rama kritikoi ashpër Kurtin për paraqitjen e Kosovën në skenën ndërkombëtare, teksa i kërkoi të mbështetet te aleatët./ Pamfleti
Lini një Përgjigje