TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 14:39

Takimi në Prishtinë, Rama e Kurti nënshkruajnë marrëveshjen për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Prishtinë, Rama e Kurti nënshkruajnë

Dy krerët e qeverive kanë nënshkruar marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Albin Kurti kanë zhvilluar një takim mes tyre pas përfundimit të seancës së dy Kuvendeve. 

Takimi u mbajt në zyrën e Kurtit, ndërsa bëhet me dije se dy krerët e qeverive kanë nënshkruar marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030.

Nga 24 korriku - 4 gushtin e 2030 Prishtina do mirëpresë këtë turne, ndërsa kryeqytetit të Kosovës do i vijnë në ndihmë edhe qytete të tjera. Veç qyteteve në Kosovë, edhe Durrësi do mirëpresë në 2030 aktivitetet sportive që i përkasin disiplinave ujore.

Për këtë, Rama dhe Kurti kanë firmosur këtë të premte në Prishtinë një marrëveshje për këtë event, me Shqipërinë që do i vijë në ndihmë Kosovës për një ngjarje sportive të një rëndësie të veçantë.

Lini një Përgjigje