TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 16:50

"Qeveria ka dështuar", Gjekmarkaj takim me demokratët e Lezhës: Kashnjeti u kthye në zonë për kultivimin e drogës

Shkruar nga Pamfleti

"Qeveria ka dështuar", Gjekmarkaj takim me demokratët e

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takime me demokratët dhe banorët e Kashnjetit.

Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj përmendi bukuritë natyrore të zonës, por edhe neglizhencën nga qeveria. Ai tha se qeveria ka dështuar të investojë dhe zhvillojë infrastrukturën, shërbimet shëndetësore dhe shkollat.

Deputeti i PD kritikoi mungesën e shërbimeve ndërsa u shpreh se Kashnjeti është lënë pas dore për 12 vite, duke u kthyer në një zonë të kultivimit të drogës.

Gjekmarkaj denoncoi ndërprerjet e energjisë elektrike dhe refuzimin e qeverisë për të miratuar propozimin e PD-së për faljen e kamatëvonesave. Ai premtoi se, me fitimin e besimit të qytetarëve, Partia Demokratike do të sjellë zhvillimin e duhur për këtë zonë dhe do të rikthejë shpresën dhe besimin tek qytetarët e Lezhës.

"Në Ungrej shumë herë banorëve iu është rrezikuar jeta pasi kanë munguar shërbimet imediate, urat dhe pritat malore, shërbimi shendetësor etj. Një trevë që Rilindja në këto 12 vite e ktheu në zonë të kultivimit të drogës, ndaj e la pas dore në plane zhvillimore.

Shkollat drejt mbylles ndërsa Lezha mbarë krenohet me elitat që Kashnjeti nxori ndër shekuj. Mungesa dhe ndërprerja e energjisë elektrike mbetet po një shqetësim serioz. Me ditë të tëra në errësirë, ndërsa Edi Rama mbrëmë rrëzoi propozimin e PD për faljen e kamatvonesave për energjinë elektrike.

Banorëve këtu iu janë djegur paisje shtëpiake, por asnjë dëmshpërblim nga OSHEE që veç merr nga buxhetet e pamundura të këtyre familjeve. Është e dhimbshme kur shikon boshatisje kaq të madhe, pamundësi për jetesë dhe ende kaq dashuri për këtë vend.

Përballë këtyre padrejtësive kashnjetorët qëndruan dhe nxorën fituesve PD në zgjedhjet e fundit dhe këtë do të bëjnë edhe pranverën e ardhshme me mbarë shqiptarët. PD do t'i japë zhvillimin e merituar kësaj zone dhe mbarë Lezhës. Programi jonë e garanton atë", shkruan deputeti i PD.

Lini një Përgjigje