TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 14:07

Mbështetësi i Belerit pështyu Vangjel Tavon, reagon ashpër Braçe: Të merren masa ndaj horrave që mbrohen nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

Mbështetësi i Belerit pështyu Vangjel Tavon, reagon ashpër

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen dhe në një rast njëri prej të pranishmëve pështyu prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.

Ai kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të veprojnë dhe t’i dalin për Zot shtetit shqiptar, teksa thekson se Himara është bashki shqiptare dhe se Tavo ishte i pranishëm në mbledhje si zyrtar i shtetit.

“Vangjel Tavo ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje si përfaqësues i shtetit shqiptar. Ky akti i këtij pisit që duket nëvizeo që sulmon pështyn e fyen një zyrtar të shtetit shqiptar, duhet të marrë dënimin që ligji parashikon. Agjencitë ligjzbatuese të këtij shteti ose t’i dalin për Zot shtetit shqipar ose ta lëshojnë si territory të këtyre pisave që duket sikur kanëfituar imunitetin sepse i mbron Greqia. Kjo gjë duhet të marrë fund”, shprehet Braçe.

Lini një Përgjigje