
Këshilli Bashkiak i Himarës ka caktuar Blerina Balajn kryetare të përkohshme për drejtimin e bashkisë së Himarës. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Ajo ishte në garë me nënkryetarin e kësaj bashkie Pervin Gjikuria.
Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros. Blerina Balaj do të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili u arrestua në 23 mars pas akuzave për tjetërsim pronash. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kujtojmë se mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi me përplasje. Banorët me thirrje në greqisht, kanë kundërshtuar prezencën e prefektit të Vlorës Vangjel Tavon, ndërsa kanë pasur edhe tentativë për ta qëlluar. Pas thirrjeve të banorëve, prefekti i qarkut, Vangjel Tavo, është larguar nga mbledhja. Ndërsa teksa po largohej, një nga mbështetësit e Belerit e pështyu.
Mbledhja e cila nisi rreth orës 10:00 u ndërpre pas 15 minutave pas tensioneve, e më pas u shty për në orën 12:00.
Eshtë dashur edhe ndërhyrja e policisë për të parandaluar përplasjen deri dhe fizike që mbështetësit e Belerit tentuan ndaj Vangjel Tavos. Ndërkohë Tavo shoqërohej nga drejtuesi politik i PS-se ne qarkun Vlorë, Blendi Klosi dhe kryetari i qarkut Ervis Mocka.
Kujtojmë se Tavo është Prefekt i Qarkut të Vlorës, i emëruar javët e fundit nga qeveria në këtë detyrë.
Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi mbeti pa vakant dhe pa drejtues, ndërsa së bashku me Belerin ndodhen në burg.
Lini një Përgjigje