TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 10:46

Konferenca e përbashkët BE- Armeni- SHBA në Bruksel, reagon Azerbajxhani: Minon përpjekjet për ndërtimin e paqes në rajon

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e përbashkët BE- Armeni- SHBA në Bruksel, reagon

Siç dihet, pala e Azerbajxhanit në shumë raste ka shprehur qartë qëndrimin e saj për disa qasje dhe veprime ndaj rajonit tonë nga ana e Bashkimit Europian, e në veçanti të disa shteteve anëtare të tij. Fakti është se procesi i vazhdueshëm i paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë u iniciua nga pala azerbajxhanase, ku ajo gjithmonë ka treguar një qëndrim konstruktiv për të gjitha çështjet e normalizimit të pas konfliktit. Për më tepër, gjatë takimit katërpalësh të Pragës më 6 tetor 2022, palës azerbajxhanase iu kërkua të jepte pëlqimin e saj për vendosjen e një Kapaciteti monitorues afatshkurtër të BE-së (EUMCAP), i përbërë nga 40 ekspertë monitorues civilë të BE-së përgjatë anës armene të kufirit të padelimituar, e cila supozohej të kontribuonte në ndërtimin e besimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Fatkeqësisht, pas mandatit të parë dy mujor, pa marrëveshjen e Azerbajxhanit, EUMCAP u shndërrua në Misionin e BE-së në Armeni (EUMA), me zgjatje të konsiderueshme të mandatit dhe numër shumë më të madh të monitoruesve. Që atëherë, Misioni është shfrytëzuar në mënyrë aktive si një mjet propagande kundër-Azerbajxhanit. Për më tepër, me anëtarësimin e Kanadasë në EUMA, ai i ngjan një mision de fakto i NATO-s. Kjo është shoqëruar edhe me deklaratat, që e quajnë EUMA-n një forcë frenuese dhe krijon iluzionin e një ndërhyrjeje të mundshme nga Azerbajxhani, i cili nuk ka asnjë bazë. Kështu, BE-së iu kërkua të merrte të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që EUMA të veprojë rreptësisht si një mision neutral, civil dhe i paarmatosur, në përputhje me mandatin e saj të deklaruar, dhe të shmangë çdo aktivitet që synon sovranitetin dhe integritetin territorial të Azerbajxhanit, ose prek interesat e tij legjitime të sigurisë në çdo mënyrë tjetër.

Një çështje tjetër shqetësuese është një fushatë e udhëhequr nga Franca, që synon militarizimin e Armenisë, e cila përfshin gjithashtu premtime të reja për furnizime më të mëdha ushtarake (duke përfshirë lloje të armëve vdekjeprurëse dhe ofensive). Një tjetër shtet anëtar i BE-së, Greqia, ka bërë së fundmi deklarata për thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Armeninë. Për më tepër, planet për ofrimin e një ndihme ushtarake për Armeninë në kuadër të Ndihmës Evropiane të Paqes dhe lajmet se takimi i 5 prillit parashikon komponentë ushtarakë, shkaktojnë shqetësime të mëtejshme dhe minojnë përpjekjet për ndërtimin e paqes në rajon. Është interesante, se duke qenë viktimë e një agresioni të armatosur, pushtimi dhe spastrimi etnik për gati 30 vjet, madje edhe me katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonin tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave pushtuese armene, Azerbajxhani nuk ka marrë kurrë këtë lloj mbështetjeje të pakushtëzuar nga BE dhe SHBA.

Veprime të tilla nga BE-ja dhe SHBA-ja kanë qartazi një karakter të njëanshëm dhe bazohen në qasjen e standardit të dyfishtë. Konferenca e përmendur nuk zhvillohet në mënyrë plotësisht transparente, i mungon gjithë përfshirja rajonale dhe është në kundërshtim me ndërtimin e besimit dhe integritetit të promovuar dhe shumë të nevojshëm në rajon. Ajo krijon linja të reja ndarëse dhe të ashtuquajturat sfera të ndikimit në rajon, në vend që të inkurajojë palën armene të negociojë në mirëbesim.

Duke pasur parasysh gjendjen revanshiste në Armeni, një manifestim i tillë i hapur publik pro-armen nga Uashingtoni dhe Brukseli mund të krijojë një iluzion të rrezikshëm në Armeni se BE dhe SHBA do të mbështesin Armeninë në provokimet e saj të mundshme të reja kundër Azerbajxhanit. Në një rast të tillë, BE dhe SHBA do të ndajnë përgjegjësinë për çdo veprim të mundshëm destabilizues nga Armenia.

Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve që të përmbahen ndaj hapave që janë kundër produktive për përpjekjet për paqe dhe që mund të shkaktojnë valë të reja përshkallëzimi dhe tensioni në rajon, kur ka një dritare unike mundësie për të arritur paqen e qëndrueshme, stabilitetin dhe sigurinë, bazuar në normat dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Aykhan Hajizada, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit

be armeni shba azerbajxhan reagimi

Lini një Përgjigje