TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2024, 22:27

Këlliçi publikon dokumentin: Drejtori i Veliajt ndërtoi vetë kate pa leje në mes të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Këlliçi publikon dokumentin: Drejtori i Veliajt ndërtoi

Në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit”, Belind Këlliçi publikoi në dokument, ku shfaqet planimetria e një ndërtimi me kate pa leje, në pronësi të Mariglen Qatos, drejtor në Bashkinë e Tiranës, ia rrestuar sot për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera.

Këlliçi tha se detyra si drejtor i IMT, institucioni që kapër detyrë të ndalojë ndërtimet pa leje, nuk e ka penguar Qaton të ndërtojë vetë kate shtesë, në shkelje të hapur të ligjit.

"Planimetria e pallateve të ndërtuara nga Mariglen Qato. Pranë Ora Neës dhe Klan Tv, leja e dhënë nga Erion Veliaj, me 8 kate në qendër dhe nga shtatë kate anash. Aty në zonë thonë 7 kate janë një kat më shumë, ka rreth një vit. Janë çuar të gjithë banorët, askush nuk merrte përgjigje sepse drejtori që duhet të monitoronte ngritjen e kateve pa leje ngrinte vetë kate pa leje. Ka qenë drejtor i IMT-së. Është administratior i Tirana DC. Deri sot në drekë ka qenë drejtor. Në kullën Eyes of Tirana, ky nuk i ka parë shtatë katet pa leje", tha ai.

 

Lini një Përgjigje