TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 08:16

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë vota para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sot do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës ku do të vendoset me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhë e vetme.

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen  Zv. kryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri”, thuhet në Neni 61, pika 5.

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, dhe bëhet me dije se Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit.

Për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, do duhet që Apeli i Posaçëm të japë një vendim përfundimtar për Fredi Belerin.

Ndërkohë, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars, i cili akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë.

Lini një Përgjigje