TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 07:59

Laboratori i drogës në Xibrakë/ Makinat që përdorën trafikantët janë në pronësi të ish moderatores së Top Channel dhe ish deputetes së PS

Shkruar nga Pamfleti
Laboratori i drogës në Xibrakë/ Makinat që
Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur sërish lidhur me akuzat e tij ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Sipas tij, ky i fundit është i përfshirë në çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë, duke u ndalur te 3 elementë që ai pretendon se janë indicie të forta për ta hetuar.

Një prej elementëve është dhe automjeti i përdorur në Janar të 2015-ës nga trafikantët. Bardhi shprehet se ai automjet rezulton në pronësi të Olsi Ramës dhe kjo gjë s’mund të jetë rastësi. I pyetur nëse ai ka dijeni se pronar i po kësaj makine rezulton ligjërisht motra e një ish-ministre demokrate, Bardhi përmendi disa emra, duke theksuar disa herë që “nuk donte t’i përmendte”.

Ai tha se makinat që përdorën trafikantët janë në pronësi të ish moderatores së Top Channel Ornela Bregu dhe ish deputetes së PS, Arta Dade.

Spartak Koka: A keni dijeni ju që pronarja e mjetit, që rezulton ligjërisht në sistem është motra e një ish-ministre të Partisë Demokratike? Dhe nëse po, çfarë e lidh atë me këtë grup? Me këtë makinë, a ka lëvizur motra e ish-ministres, a ka lëvizur bashkëshorti i saj? A keni hulumtuar ju si PD gjatë këtyre ditëve se këta persona kanë patur lidhje apo jo, shoqërore, kriminale me këta persona?

Gazment Bardhi: Së pari, po është e vërtetë… Është Ornela Bregu shtetasja që rezulton pronare e makinës në këtë moment. Unë nuk e përmenda, sikundër makina tjetër figuron në emrin e zonjës Arta Dade. Makina tjetër që unë kam përmendur. Po unë nuk po i përmend këto emra, makina e tretë që ka përdorur po grupi Olsi Rama bashkë me të tjerët është në pronësi të një prej aksionerëve të bankës “Credins”. Unë nuk po i përmend emrat, duke qenë se verifikimi…

Iris Luarasi: I përmende pra!

Baton Haxhiu: Përmendi se duhesh në Prokurori për këto.

Gazment Bardhi: Verifikimi që kam bërë, është pronësia që kanë automjetet në këtë moment. Unë nuk e di si ka ecur pronësia dhe kush e ka patur pronësinë në 2014-ën. Sepse këtë nuk e tregon sistemi, tregon pronarët e fundit të automjetit. Kjo ishte arsyeja pse nuk i përmenda emrat, nuk kam asnjë merak dhe nuk mbroj askënd. Nëse s’kanë qenë të njëjtët pronarë, u kërkoj ndjesë në emision se nuk kanë lidhje…

gazment bardhi

Lini një Përgjigje