Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe prefekti Vangjel Tavo janë larguar nga salla ku po zhvillohej mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Himarë.
Tavo doli nga mbledhja pasi simpatizantët e Belerit shpërthye në ofendime dhe tentuan ta shtynin deri tek dera.
Këshilli Bashkiak i Himarës është mbledhur sot dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
Kryetari i përkohshëm pritet të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro i cili akuzohet për tjetërsim pronash.
Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla.
Blerina Bala e PS është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit. Për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, do duhet që Apeli i Posaçëm të japë një vendim përfundimtar për Fredi Belerin.
Ndërkohë, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë.
Lini një Përgjigje