Ka nisur në orën 10:30 mbledhja e radhës në këshillin e Bashkise së Himarës ku përveç disa pikave që janë në rend të ditës sot do diskutohet dhe caktimi i një nga dy nënkryetarët që do të drejtojnë bashkinë e Himarës deri në zgjedhje të reja.
Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria të cilët do të zgjidhen nga këshilli i bashkisë së Himarës.Këshilli i bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla.
Fillimisht në mbledhje do të diskutohet për rendin e ditës dhe më pas do të caktohet një nga 2 nënkryetarët.
Situata paraqitet e qetë, por vihet re prania e shumë simpatizantëve të të dyja krahëve dhe forcave të shumta të policisë.
Banorët kërkojnë të dalin jashtë mbledhjes dy përfqësuesit e PS, Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi.
Këshilli do të emërojë sot kryetarin e përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Himarë pas arrestimit të kryebashkiakut Jorgo Goro nën akuzën e tjetërsimit të pronave.
Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, dhe mësohet se Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit. Për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, do duhet që Apeli i Posaçëm të japë një vendim përfundimtar për Fredi Belerin.
Ndërkohë, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë.
Lini një Përgjigje