Ajo që Edi Rama e ka quajtur Reformë në Shëndetësi, nuk është gjë tjetër por, vetëm një thellim të privatizimit të sektorit shëndetësor publik që kishte nisur Sali Berisha me Klodian Allajbeun...
Aktualisht SPAK ka mbyllur një hetim mbi një nga koncensionet e sektorit të Shëndetësisë, atë të sterilizimeve, ku janë të pandehur piramida më e lartë e ministrisë. Ndërkohë që Parlamenti ka ngritur dy komisioneve hetimore për këto kontrata shtetërore.
Ky pakt mes Ramës dhe Berishës ka një ngërç të madh, pasi jo vetëm ka përjashtuar koncensionet e tjera nga hetimi parlamentar, por rrezikohet që ky hetim, sipas precedentëve, do të ndikojë në hetimin e SPAK.
Ndërkaq, ajo që vjen natyrshëm si pikëpyetje dhe përfundim i asaj që Edi Rama e ka quajtur Reformë në Shëndetësi, është që nuk ka asnjë reformë. Ka vetëm një thellim të privatizimit të sektorit shëndetësor publik që kishte nisur Sali Berisha.
Kur Rama mori qeverinë, në sistemin shëndetësor publik, privatit i ishte dhënë ushqimi i pacientëve, larja e çarçafëve dhe ndërresave, parkimi i Qendrës Universitare Nënë Tereza. Ndërkaq, gjysma e spitalit ushtarak i ishte dhënë privatit, duke nisur nga sallat operatore.
Rama kur erdhi në pushtet, i dha privatit sterilizimin e pajisjeve operatore, laboratorët, check up-in, pra analizat bazë.
Çfarë i ka mbetur sistemit publik shëndetësor? Vetëm dhoma e urgjencës dhe mjekët, infermierët, sanitarët dhe punonjësit që i paguan shteti.
Këtu është realisht problemi i madh i shëndetësisë publike, pasi baza e sistemit janë mjekët. Të cilët vlerësohen nga shteti në mënyrë skandaloze. Pra një kirurg apo specialist i njohur paguhet njësoj me mjekët e tjerë. E kjo ka çuar në marrjen e mjekëve të shtetit nga privati, pasi mungon motivimi i mjekëve për të rritur cilësinë e shërbimit të tyre. Pasi paguhen njësoj si një doktor që bën vizita të thjeshta.
E pikërisht ky çakordim ka sjellë një konflikt të madh në sistem, ku si fillim ka provokuar migrimin masiv të specialistëve, por edhe mos fuksionimin e një sistemi, i cili vetëm shtetëror nuk është.
Reforma në Shëndetësi e Edi Ramës ka qenë thjesht një dhënie e kontratave tek privati, por asnjë riformulim të sistemit.
Në të gjithë Evropën, baza e sistemit publik është mjeku, e nga ai riformatohet sistemi. Në kuptimin që motivohet ekselenca, ku mjeku më i mirë që mund të sjellë pacientë dhe i trajton ato, merr bonuset e shërbimeve që jep. Sepse edhe në spitalet private, në thelb të punës së tyre janë mjekët me emër që thithin pacientë e sigurojnë të ardhura.
Me fjalë të tjera, thelbi i të gjithë kësaj fabule është se Edi Rama dhe Ilir Beqaj, jo vetëm që nuk kanë reformuar shëndetësinë, por kanë ngarkuar qytetarin për të paguar më shumë, qoftë nën dorë, qoftë edhe me faturë te privati. Ky është jo vetëm një dështim por një abuzim, një shkelje, një shpërdorim i madh detyre, që nuk ka përgjegjësi askush tjetër veçse atij që e ka ngritur apo hartuar këtë vizion të shtrembër. Shto këtu edhe monopolin e barnave, ku erdhën në vend medikamentet më skandaloze për të mbështetur aktorë të tipit ‘tomdosh’ apo të tjerë që ishin klientë të qeverisë Kontratat iu dhanë xherahëve që ishin marrë me cigare. E gjitha kjo më shumë se një gabim politik është një vepër penale drastike që kërkon të hetohet nga organet kompetente- alias SPAK-u./Pamfleti
Lini një Përgjigje