TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 13:26

Dalin emrat e anëtarëve të opozitës që votuan pro Blerina Balës të PS si kryebashkiake e Himarës

Shkruar nga Pamfleti
Dalin emrat e anëtarëve të opozitës që votuan pro
Rama dhe Blerina Bala

Gjashtë anëtarë të partive opozitare në Këshillin Bashkiak të Himarës votuan pro komandimit të Blerina Balës në krye të bashkisë Himarë.

Ata janë Qirjako Mërkuri nga LZHK, Maks Vlashi nga Mega, Fuat Mati nga Rithemelimi dhe Aleks Llazari nga PD, Timoleo Gërdhuqi nga LSI dhe Milto Nika PSD.

Për zgjedhjen e Balës kryetare reagoi edhe Rama.

Kreu i qeverisë, e shikon si një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Rama thotë se përpjekja e dështuar e një grushti individësh për ta penguar këtë zhvillim, tregoi se himariotët nuk i përkasin llogores së konfliktit.

 

Lini një Përgjigje