TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 13:10

Blerina Bala mori drejtimin e Bashkisë së Himarës, reagon Rama: Një grusht individësh dështuan!

Shkruar nga Pamfleti
Blerina Bala mori drejtimin e Bashkisë së Himarës, reagon Rama:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së  Blerina Balës si kryetare të komanduar të Bashkisë së Himarës.

'Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.', shkruan Rama.

Këshilli Bashkiak i Himarës ka zgjedhur sot Blerina Balën si kryetare të komanduar të Bashkisë së Himarës.

Ajo mori votat e shumicës së anëtarëve të Këshillit Bashkiak, 17 vota pro, kundrejt nënkryetarit tjetër Pervin Gjikuria.

Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria ishin të dy nënkryetar të Bashkisë së Himarës. Në kushtet kur kryetari në detyrë Jorgo Goro u arrestua dhe dha dorëheqjen, Këshilli Bashkiak votoi për të caktuar kryebashkiak të komanduar një prej 2 nënkryetarëve, ku u zgjodh Blerina Bala.

Partia Socialiste ka shumicën e votave të anëtarëve në këtë këshill.

Mbledhja e këshillit u zhvillua me dyer të mbyllura në orën 12:00 pasi u shty më herët për shkak të tensioneve me banorët, të cilët shkuan në ambientet e Bashkisë së Himarës dhe kërkuan largimin nga salla të Vangjel Dules, i cili është Prefekt i Qarkut Vlorë, i emëruar në këtë detyrë nga Qeveria së fundmi.

Kujtojmë se Bashkia e Himarës është në këtë situatë për shkak të arrestimit të Fredi Belerit dhe Jorgo Goros.

 

edi rama blerina bala

Lini një Përgjigje