TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 13:04

Përplasja me mbështetësit e Belerit, Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunitetin himariot

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me mbështetësit e Belerit, Vangjel Tavo: Interesat e

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo ka folur pas incidentit të ndodhur në bashkinë e Himarës. Ai tha se interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunitetit himariot.

"Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt. Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor.

Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur çdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit", tha Tavo.

Vangjel Tavo foli lidhur edhe me sezonin turistik, i cili u shpreh se motivimi i tij është bashkimi, bashkëpunimi dhe puna.

"Nga ana tjetër jemi në prag të fillimit të sezonit turistik dhe të fillojmë në bashkëpunim me pushtetin vendor punën. Motivimi im është bashkim bashkëpunim dhe puna", u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje