Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka anuluar seancën parlamentare të 7 marsit, ku u miratuan 5 projektligje, mes tyre edhe ai për investimet strategjike.
Seanca e 7 marsit e mbajtur mes kaosit kaloi vetëm me votat e mazhorancës socialiste zgjatjja e afatit deri në fund të 2024-ës për investimet strategjike.
Përplasjet e para nisën mes Gazment Bardhit dhe drejtueses së seancës Ermonela Felaj, e cila u akuzua se po kalonte ligjet në shkelje të rregullores, pasi në parlament mungonte kuorumi.
Në nisje të punimeve, prezencën në sallë e konfirmuan vetëm 68 deputetë socialistë, ndërsa kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve, sipas rregullores do të duhet të ishte 71, pra më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimin në Sekretariatin e Etikës.
Ai e ka quajtur këtë një fitore të vogël ndërsa i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë ligjet.
Lini një Përgjigje