Ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka publikuar disa foto nga gjendja aktuale e lagjeve të qytetit, të lëna në harresë.
Në fotot e publikuara në rrjete sociale, duket se lagjet janë mbuluar nga mbetjet dhe rrugët pa kanalizime e me gropa. Maliqi shprehet se kjo është gjendja e qytetit të grabitur nga të paaftët, të korruptuar, e abuzues të taksave të qytetarëve.
“Kuçova do kishte marrë pamje krejt tjetër!
Do ishte kthyer në “Kantier Ndërtimi” e qendër zhvillimi, nëse nuk do të shtrembërohej vullneti i shprehur me votë i popullit. Bashkia Kuçovë e grabitur në “14 Maj” nga të paaftë, të korruptuar e abuzues të taksave të qytetarëve, sot do ishte pasqyrë e punëve në disa drejtime, në: parqe, tregje në Kuçovë e Lumas, gjelbërim, pastrim, asfaltime kudo në fshat e qytet, me “Muze Historik”, për të përfaqësuar historinë e njerëzve të jashtëzakonshëm, aviatorë, intelektualë e naftëtarë, me fronte të reja pune, me garanci për investime etj. Kudo do fliste puna, imazhi, drejtimi i sektorëve, në shërbim të banorëve.
Nuk meritojmë këtë Kuçovë me këto rrugë, me këto ambiente të papastra e pa shpresë!
Së bashku do i kthejmë Bashkinë banorëve, duke i kthyer shpresën, besimin për një qytet të pastër, të gjelbëruar, të zhvilluar e jetën e bukur, plot ngjyra, që meriton ai qytet dhe ajo Bashki.
“Kuçova e Para”!
“Banorët prioritarë!”, shkruan Lefter Maliqi në Facebook.
Lini një Përgjigje