TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 11:10

‘Lufta’ e PD zhvendoset në KQZ, Alibeaj dorëzon kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit

Shkruar nga Pamfleti
‘Lufta’ e PD zhvendoset në KQZ, Alibeaj dorëzon
Enkelejd Alibeaj

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka dërguar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Ishte përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh. Gjatë fjalës së tij për mediat, Sefa pohoi se praktika e regjistrimit ishte njësoj si partitë e tjera.

Veprim i thjeshtë proçedural. Do e vlerësoj KQZ. Praktik e përcaktuar në kod, e ndjekur nga të gjithë partitë politike”, u shpreh shkurtimisht Sefa.

Ndërkohë, dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ. Tani lufta e brendshme e PD-së është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi një natë më parë ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti  kërkesën e tij për regjistrimin e PD-së duke pretenduar se e ka të drejtën ligjore.

Berisha dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin, duke firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike.

Kujtojmë se Berisha dje deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në. Ky veprim erdhi pasi Gjykata e Apelit ia la në dorë vulën e PD-së, Alibeajt, duke bërë që Berisha mos të regjistrohej dot me logon e PD në zgjedhje.

Deri më tani janë regjistruar 30 parti për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Afati është 6 marsi ndërsa më 15 mars skadon afati për koalicionet dhe më 27 mars për Këshillat Bashkiakë.

‘Lufta’ e PD zhvendoset në KQZ, Alibeaj dorëzon

alibeaj indrit sefa zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje