TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 10:20

Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Shteti nuk do të financojë studentët që sa marrin diplomën të ikin në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Shteti nuk do të

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë foli për largimi i mjekëve jashtë vendit.

Rama tha se studenti i mjekësisë paguan 1/16-ën e kostos reale, pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti.

Shefi i qeverisë tha se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për studentë që sa marrin diplomën largohen për punësim në Gjermani. Ai tha se kjo problematikë duhet të adresohet.

"Sot studentët e mjekësisë paguajnnë 1/16 e kostos reale dhe këtë gjë shteti e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh ama taksapaguesit shqiptarë nuk pagujanë për këtë

Ditën e diplomimit më pas ata ikin dhe shërbejnë në Gjermani, shteti shqiptar nuk financon shërbimet për shtetin gjerman. Nga ana tjetër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh një shkollë për tu konsideruar një mjek por duhet dhe aspekti praktik, jo asaj profesionale por asaj që fakton njeriun, misionarin sepse profesioni juaj  nuk është si gjithë të tjerët dhe në këtë aspekt ka nevojë për reflektim. Pastaj vjen pozicioni i punës sipas meritës. Bashkë me rektorin dhe Universitetin, ministria e Arsimit po përgatit një formulë të re për ta thelluar meritokracinë për tju dhënë një shans ekstra, po kështu për specializimet, pas mbylljes absurde të katër viteve që unë se kam marrë vesh nga buroi, specializimet sot në mjekësi janë pas kontestim.

335 janë punësuar, 950 infermierë teknikë të shkencave mjekësore duke kaluar në një kanal punësimi terësisht mbi 5500 mjekë prej tre vitesh janë futur në sistem në vendin e tyre", tha Rama.

 

rama studentët e mjekësisë gjermani

Lini një Përgjigje