TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 09:19

Kryeministrja e Danimarkës viziton sot Tiranën, takim me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministrja e Danimarkës viziton sot Tiranën, takim me Ramën
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, pritet që të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Frederiksen pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:30 ku do të mirëpritet në aeroport nga Kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka dhe ambasadorja shqiptare në Danimarkë, Elida Petoshati.


35 minuta më vonë ajo pritet që të shkojë në Kryeministri ku do të takohet me kreun e qeverisë. Pas takimit kokë më kokë mes dy homologëve pritet që të zhvillohet një konferencë për shtyp.

Takimi zyrtar i kryeministres daneze pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve.

kryeministrja e danimarkës tiranë

Lini një Përgjigje