
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka finalizuat sot skemën se si do të futet në zgjedhjet e 14 majit. Apeli ja la vulën Alibeajt dhe ai nuk shkon dot në zgjedhje me logon e PD.
Sot ai ka mbledhur Këshillin Kombëtar, dhe duket se drejt 14 majit do shkojë me logon e Partisë së Lirisë. Në mbledhje pati opsion dhe për kandidatë të pavarur por u vendos të shkohet me koalicion. Nuk ka ende vendim se cili do jetë koalicioni, por sinjalet janë se Meta e Berisha do jenë bashkë.
Në fjalën e tij Berisha vetëm ka turfulluar duke lëshuar sulme dhe akuza pas vendimit të Apelit.
“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD! Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD, që ndiqni sonte me interes të veçantë këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar e thirrur kjo për situatën e krijuar pas vendimit të Edi Ramës, si armik i egër i pluralizmit politik, si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, si hakmarrës primitiv ndaj kësaj force politike që në këtë periudhë, rreth 1 vit e gjysmë ja doli të rithemelojë, rikrijojë opozitën e vërtetë në Shqipëri. Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin, dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë”, tha Berisha.
Një ditë më parë Berisha mblodhi Kryesinë e PD dhe shumica e anëtarëve deklaruan se duhet të shkohet në zgjedhje me koalicion. Pra sinjalet janë se Berisha do të shkojë drejt 14 majit me logon e Metës. Ndërkohë ai duket se po sfidon dhe KQZ, pasi do të tentojë të dërgojë kandidatët në emër të PD dhe nëse KQZ nuk e pranon, atëherë do të kalojë te Meta.
Më tej Berisha u ndal edhe tek skandali McGonigal, duke theksuar se ai është gjobëvënës vetëm për ti forcuar pushtetin Edi Ramës.
“McGonigal, i korruptuar, paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Ai hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vettingun ua zgjidhje ai. McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë. Në këtë veprimtari ai pati asistent njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, të cilët pasi kryen xhiron me bizneset e Tiranës, morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën, Nezën dhe Edi Ramën, se ndryshe nuk mund të ndodhte”, tha ai
Lini një Përgjigje