TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2023, 14:17

Apeli rrëzoi Berishën, Meta: Do t’i përgjigjemi atentatit të Ramës, në zgjedhjet e 14 majit do dalim fitues!

Shkruar nga Pamfleti
Apeli rrëzoi Berishën, Meta: Do t’i përgjigjemi atentatit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça ka ripërsëritur se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulë e PD, ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.

Meta u shpreh i bundur se në 14 maj kandidatët e dalë nga Primaret do të dalin fitues, ndërsa shtoi se do t‘i përgjigjen “atentatit të pluralizmit” nga Edi Rama.

Cilido të jetë vendimi i Edi Ramës, atij do t’i kthehet në bumerang. Kur e kam thënë kam pasur parasysh kontrollin e tij ndaj sistemit të drejtësisë dhe se unë personalisht nuk kam pasur pritshmëri në një vendim objektiv në këtë çështje. Sepse u zgjidh që prej një viti dhe me urdhër të Ramës nuk u protokollua vendimi i gjyqtarit. Do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate këtij atentati ndaj pluralizmit demokratik. Kur aventurieri Rama mendon se mund të luaj në këtë mënyrë me cilën e PD, imagjinoni se çfarë bën ai me vulat e institucioneve. Opozita është dy e tre herë më e angazhuar se më parë për të organizuar një fitore të plotë më 14 maj. Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit, ndaj do jenë kandidatë fitues”, tha Meta.

Pyetje-përgjigje me gazetarët:

Më 14 maj, kandidatët do të kandidojnë me logon e PL-së?

“Ledina Aliolli është kandidatja jonë e shkëlqyer që gëzon përkrahjen e PL-së, demokratëve e që duan ndryshim. Ndryshim pas 4 viteve monizëm”, tha Meta.

Sa të mundur e shihni ju fitimin e disa bashkive?

“Momenti më i vështirë i opozitës ka qenë deri më 24 prill. Kjo sepse e drejtonte Edi Rama, siç u vërtetua. Jemi të qartë se më 14 maj do të ketë një ndëshkim shembullor për këtë degradim të qeverisjes. Ka përdorur pushtetin për të terrorizuar qytetarët duke i mbajtur përmes frikës. Akti më i fundit i Ramës nuk është gjë tjetër përveç gjendjes së tij të dëshpëruar që ka frikë nga opozita”, u shpreh ai.

“Korça dhe Maliqi janë tërësisht të fitueshme. Jam i bindur që shumicën e bashkive i fiton opozita, si dhe Durrësin, e Tiranën. Figurat janë të reja dhe kanë të drejtën morale të provohen”, u përgjigj kreu i PL-së.

meta berisha zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje