TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2023, 09:30

Topallit "nuk i del inati" me Bashën pas gjyqit për vulën e PD: Harami 10 vite më parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Topallit "nuk i del inati" me Bashën pas gjyqit për

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ndarë një video, ku shihet përballë ish-kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ajo ndan video të 10 viteve më parë, ku Bashën e cilëson si “haram” dhe shihet se si e injoroi Basha.

“Harami! 10 vite më parë!” shkruan Topalli krahas videos.

Ky reagim i Topallit vjen një ditë pas Apeli vendosi të dërgojë çështjen për vulën dhe logon e PD për rigjykim. Me këtë vendim, deri në betejën e re ligjore, në krye të PD është Enkelejd Alibeaj.

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar me 3 Mars vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD-së, duke kthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se më këtë vendim nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij.

vula e pd basha topalli

Lini një Përgjigje