TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2023, 18:54

Berisha del me teori të re: KQZ duhet të na regjistrojë ne në zgjedhje, pasi do ta ankimojmë vendimin e Apelit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha del me teori të re: KQZ duhet të na regjistrojë ne

Ndonëse Apeli i dha një shuplakë të fortë dje, Berisha ende ka shpresë se do të regjistrohet në KQZ.

Gjatë takimit me deputetët këtë pasdite, ai tha se do të dërgojë në KQZ kërkesën që PD të regjistrohet në emër të tij për 14 majin, me argumentin se ata do ta ankimojnë vendimin e Apelit dhe kështu ai nuk ka vlerë. Ndërkohë ai nisi dhe presionet ndaj KQZ, pasi e di se kjo manovër nuk pi ujë.

Është arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së Apelit është një histori turpi që s’mund të pranohet kurrë. Ndaj sapo të zbardhet, ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Do bëjmë rekurs sepse që nga Roma antike deri më sot ku ka sunduar ligji, kurrë nuk është bërë palë në një gjyq ai që nuk ka qenë palë, dhe ai që në sallë të gjyqit tha se nuk është palë. Palë u bë Rama dhe Elira Kokona. Ajo ka rekorde të vërteta mafioze të një njeriu të korruptuar. Nesër do dorëzojmë gjithë dokumentet për regjistrim. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2 b, përcakton se që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Dhe deklaratën e tij se nuk do blejë vota, nuk ka parashikuar kur kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh, Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi pasi e detyruan të japë dorëheqjen, prej kaq muajsh që nga marsi gjer tani, tani i thotë Rama, ti nuk ke dhënë dorëheqje, je kryetar. Dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, i ka thënë se po u paraqit si kryetar, do të autorizojë Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema, por unë besoj se KQZ nuk do e pranojë diçka të tillë”, tha ai.

Vetë Berisha e di se kur flet Apeli nuk pi ujë më pas asgjë tjetër, pasi vendimet e tij janë të formës së prerë. Sado ai të dërgojë shkresa në KQZ, në zgjedhje duhet të futet nën sqetullën e Ilir Metës.

berisha kqz vula

Lini një Përgjigje