TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2023, 18:16

Vendimi i Apelit nxjerr nga “shinat” foltoristët, fyerje e sulme ndaj Alibeajt: Është një turp, i shitur te Rama

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Apelit nxjerr nga “shinat” foltoristët, fyerje e

Vendimi i Apelit ka tërbuar anëtarët e “Foltores”. Sot të gjithë vetëm kanë shfryrë dhe turfulluar, me në krye Saliun.

Deputeti Luan Baçi e ka cilësuar një turp të vërtetë Enkelejd Alibeajn dhe se do të mbahet mend si njeriu që i bëri më shumë dëm kësaj force politike.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Baçi u shpreh se Alibaj është i shitur kokë e këmbë te kryeministri Edi Rama.

Është për të ardhur keq kur themi do mbledhë Alibeaj forume. Forumet e Alibeajt janë inekzistente, për arsye se të gjitha ata që kanë qenë, janë larguar. Alibeaj çfarë ka bërë tashmë? Ka gjetur individë pa lidhje fare, i ka marrë i ka regjistruar, u thotë; ju jeni Kryesi, ti je në Këshillin Kombëtar.

Ai është një amalgam, është një trup i vërtetë. Alibeaj do të mbahet mend në historinë e Partisë Demokratike, si njeriu që ka dëmtuar më shumë Partinë Demokratike nga kushdo tjetër dhe si një njeri që absolutisht, me veprimet e tij të ndërgjegjshme, e dëmton Partinë Demokratike dhe i shitur te Edi Rama kokë e këmbë”, theksoi ai.

alibeaj baci pd

Lini një Përgjigje