TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2023, 15:26

Berisha në gjunjë para Metës, paralajmëron futjen në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në gjunjë para Metës, paralajmëron futjen në

Dje Gjykata e Apelit hodhi në erë planet e Saliut. Ndonëse ai dërgoi emrat e komisionerëve në KQZ, Apeli vendoi të zhbëjë vendimin e marrë nga gjyqtari Agron Zhukri dhe tani Berisha duhet të hyjë në zgjedhje me logon e PL...

Ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në gjunjë para Ilir Metës. Pas vendimit të Apelit, ai ka dhënë sinjale sot se do të regjistrohet në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë.

Berisha mblodhi Kryesinë në mesditë dhe bëhet me dije se ka pasur diskutime se si do të shkohet drejt 14 majit. Sipas burimeve, shumica e anëtarëve kanë deklaruar se duhet të shkojnë në zgjedhje si koalicion. Ka pasur dhe nga ata që kanë propozuar me kandidatë të pavarur, por frika e Berishës ka qenë se nuk marrin shumë vota.

Në këtë mënyrë është dakordësuar që të shkohet në zgjedhje si koalicion mes “Foltores”, Partisë së Lirisë, PBDNJ dhe ndonjë forcë tjetër që do ju bashkohet. Pas mbledhjes së Kryesisë, Berisha konfirmoi qartazi se tani është përkulur para Metës, pasi do të duhet të përdorë Partinë e Lirisë për të garuar më 14 maj.

Në mbledhjen e Kryesisë diskutuam për mënyrën se si do të regjistrojmë kandidatët. Mënyra më e mirë deri tani është ajo e koalicionit. Diskutuam nëse mund të dalim me kandidatë të pavarur por kjo nuk është mënyra e duhur se nuk mbledh vota”, tha Berisha.

Nesër pritet që të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe aty pritet që të merrte dhe vendimi final. Por sot janë dhënë sinjalet se Berisha do të jetë nën një çati me Metën.

Dje Gjykata e Apelit hodhi në erë planet e Saliut. Ndonëse ai dërgoi emrat e komisionerëve në KQZ, Apeli vendoi të zhbëjë vendimin e marrë nga gjyqtari Agron Zhukri dhe tani Berisha nuk ka asnjë legjitimitet të përfaqësojë PD. Me shumë mundësi tani do të krijohet një koalicion me një emër tjetër dhe demokratët duhet të detyrohet të votojnë koalicionin. Ndërkohë Alibeaj nga ana tjetër të hënën do të mbledhë strukturat zyrtare të PD dhe gjithashtu ai do të dalë me kandidatë në zgjedhje. /Pamfleti

 

meta berisha zgjedhje

Lini një Përgjigje