
Pas vendimit që dha dje Gjykata e Apelit, ka ardhur dhe paralajmërimi për Sali Berishën nga mbështetësit e Alibeajt.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së Besart Logu është shprehur se në mënyrë kategorike nuk duhet të përsëritet një 8 janar i dytë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se Berisha në mënyrë demokrate duhet t’i dorëzojë selinë Enkelejd Alibeajt.
Ai shpjegoi dhe mesazhet e blindimit të selisë blu 8 janarin e vitit të kaluar.
“Në mënyrë kategorike nuk do të ketë një 8 janar të dytë, nuk do të ketë më dhunë në PD, në selinë e PD. Në kushte normale këto struktura duhet të dorëzojnë selitë ashtu siç i morën në mënyrë demokratike. Më 8 janar blindimi ishte në radhë të parë për të shmangur përplasjet fizike, dhe e dyta mesazhi ishte se gjërat me dhunë në PD nuk merren dhe se dhuna është e patolerushme”, tha ai.
Lini një Përgjigje