Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka mbështetur propozimin e Dashnor Sulës që në zgjedhjet e 14 majit të futen kandidatët që kanë dalë nga primaret e Berishës.
“Unë e mbështes qëndrimin e kolegut Dashnor Sula ,dhe mendoj se kemi çdo mundësi që në zgjedhjet e 14 majit të shkojmë me kandidatë të përbashkët, kandidatë të të gjithë demokratëve nën siglën e PD, unike e të pandarë. Në shumicën e bashkive ne kemi mundësi të përfaqësohemi me kandidatë që mund të marrin mbështetje konsensuale nga të gjithë. Mjafton vetëm vullnet i mirë.”- shkroi ai.
Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datë 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. Nga ana tjetër PD e Berishës ka afat 5 ditë që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Lini një Përgjigje