
Ish-kryeministri Sali Berisha është 'bërë tym’ pasi dështoi në përballjen me Enkelejd Alibeajn për vulën. Berisha ka akuzuar kryeministrin për vendimin, teksa tha se Edi Rama është i tmerruar.
Gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së tij, Berisha tha se ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën.
“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e partisë. Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën, mafien shqiptare të tij, por edhe segmentet e mafias ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale, duke i mbajtur një peng politik në krye të saj, që e akuzonin publikisht e ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh. Opozita të kryesohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ku. Këto skenarë që nisën për çelviskosjen e pushtetit të Ramës. Skenari vijoi me proceset të cilat Basha u fut në thes dhe tani Rama mendon se pasi dështoi me bravën do ta ringjallë Bashën me vulën.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje