
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar zhvillimet në opozitë. Ai ka publikuar një foto të Metës dhe Ramës, ku sipas tij lidhën marrëveshje që të rrëzonin Berishën.
Duke e lidhur me vendimin e Apelit, duket se Spahiu ngre dyshime se Rama e Meta janë bashkë dhe po luftojnë të shkatërrojnë Berishën.
“Dita që rrëzuan Berishën me 1 milion vota dhe lidhën besa-besë një Rilindje Socialiste. Nga ajo ditë Meta hëngri 9 vjet si kryetar parlamenti dhe President i shtetit, por çuditërisht ka mijëra budallenj që e quajnë “Opozitë””, shkruan Spahiu.
Një ditë më parë Gjykata Apelit vendosi kundër Berishës dhe tani vulën e PD e ka Alibeaj.
Lini një Përgjigje