TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2023, 16:07

Sulmet ndaj Apelit, Kokalari “shpërthen” ndaj Berishës: Për çfarë padrejtësish ankohesh, t’i ke vrarë votën brenda PD

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj Apelit, Kokalari “shpërthen” ndaj Berishës:

Vendimi i Apelit ditën e djeshme ka bërë që edhe Evi Kokalari të tallet me Sali Berishën. Aktivistja, dikur mbështetëse e zjarrtë e Foltores së Berishës, thotë se atë që bëri Apeli dje me vulën, e ka bërë vetë Sali Berisha kundrejt demokratëve.

Sipas Kokalarit, Berisha u hoqi të drejtën e votës demokratëve. Për Kokalarin, gjithë kjo sjellje e Berishës është hipokrizi, dhe se nuk ka më një njeri të ndershëm që t’i shkojë në mbrojtje.

Po ndiqja fjalimin e Berishës në mbledhjen e Kryesisë, dhe kamera u fokusua për disa sekonda tek Besart Xhaferri. E lash fjalimin… Për çfarë padrejtësisë ankoheni ju o njerëz? Çfarë ju bë juve dje me vulën, ju ja bëtë njerëzve tuaj, dhe më keq akoma, rinisë pardje.

E njëjta gjë me primaret e Bashkisë. Ju u hoqët të drejtën e votës demokratëve. A ka më njëri të ndershëm që do gjej forcë t’ju vij në mbrojtje dhe pse ju vjen keq për këtë që ndodhi?

Hipokrizia fle brenda jush!! Ne të tjerët thjeshtë jemi të lodhur. Fundjavë të mbarë të gjithëve”, shkruan Kokalari.

kokalari berisha vula e pd

Lini një Përgjigje