TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2023, 18:24

Berishistët akoma në ëndërr: Alibeaj nuk futet dot në zgjedhje sepse ne do ta ankimojmë vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Berishistët akoma në ëndërr: Alibeaj nuk futet dot në

Berisha dhe ata që i shkojnë pas duket se janë ende në ajër. Dje Apeli i uli me këmbë në tokë dhe legjitimoi Alibeajn si kryetar në detyrë, duke e nxjerrë Berishën nga zgjedhjet e 14 majit, por duket se “foltorja” ka ende shpresa.

Sot ata kanë dalë me një teori të re. Deputetët Luan Baçi dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur se Alibeaj nuk dërgon dot kandidatë në KQZ, pasi ata do ta ankimojnë vendimin dhe ai nuk ka fuqi.

Në këtë moment Alibeaj nuk çon dot kandidatë në KQZ se nuk është kryetar partie. Nuk ka asnjë vule, Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është zhbërë. Nuk u prish vendimi e u pushua çështja, çështja u kthye në rigjykim për arsye procedurale. 11 dhjetori është sërish për tu rishqyrtuar”, tha Blykbashi.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Luan Baçi: “Nuk ekziston mundësia e regjistrimit të Partisë Demokratike, as të atyre që menduan se mbajtën atë vulën e vjetër. Nuk regjistrohen dot, për arsye se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është marrë dhe ka bërë regjistrimin e Partisë Demokratike me Kuvendin e 11 dhjetorit. Rrëzimi që i bën Apeli dhe e rikthen çështjen përsëri te Gjykata e Shkallës së Parë, do të ankimohet në Gjykatën e Lartë. Kur ankimohet në Gjykatën e Lartë, absolutisht këta nuk kanë të drejtën të shkojnë te KQZ-ja”.

Por të dy harrojnë në fakt se të gjitha vendimet e Apelit janë të formës së prerë, pavarësisht nëse ankimohen ose jo.

berisha baci bylykbashi

Lini një Përgjigje