
Prezenca e zyrtarëve të ambasadës së SHBA në Gjykatën e Apelit ka nxjerrë nga vetja Berishën. Sot ai ka nisur një sulm frontal ndaj ambasadores Yuri Kim, duke bërë atë fajtore për humbjen e vulës së PD.
Në drekë lëshoi valë akuzash ndaj saj dhe të njëjtën gjë bëri sot pasdite në një takim me deputetët. Madje këtë herë Saliu kërkoi nga amerikanët që ta hetojnë Yuri Kimin, duke harruar që është “non grata”, por në të njëjtën kohë duke treguar se ai ka prekur fundin e tij politik.
“Nuk e thotë, se e vërteta është se ajo në detyrë përdori të gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA-së për të mbajtur në krye të kësaj partie, Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse. Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje. Ka një enigmë të jashtëzakoshme, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të bëjë gjithçka, të vendosë në krye të opozitës si kryeministër alternativ, njeriun e financuar nga rusët.
I bëj thirrje inspektorit të Përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA-së dhe FBI-së, të hetojë këtë veprimtari, e cila siç ja kanë thënë në sy, jo një por disa diplomatë perëndimor, kishte qëllim të vetëm të forconte pushtetin e Edi Ramës, të forconte pushtetin e Edi Ramës, duke shkatërruar opozitën.
Pse u ndala në këtë moment? U ndala për të ju thënë demokratëve, se më të fortë se ju nuk ka opozitë në Europë. Sepse u ngritët mbi të gjitha këto, u ngritët të frymëzuar nga idealet tuaja, duke pasur si udhërrëfyes të vërtetën, dhe duke mbetur gjithnjë opozita më pro perëndimore e Rajonit, duke mbetur gjithnjë admirues të SHBA-së, vendit të lirisë”, tha ai.
Lini një Përgjigje